02 maj 2012
Si te shtoni 50-80 likes ne faqen tuaj menjehere(VIDEO)
Sot do ju mesojme se si te shtoni like neper statuse e faqeve tuaja!
Mesojeni me ane te videos dhe kodin shkruajeni ne acces token!
Access Token duhet ta beni ne kete link
http://www.powerlike.net/
Share ketij postimi ne profil!
Mesojeni me ane te videos dhe kodin shkruajeni ne acces token!
Access Token duhet ta beni ne kete link
http://www.powerlike.net/
Share ketij postimi ne profil!
ACCESS TOKEN
15 futbollistet me te paguar ne bote(foto)
Pastaj thone qe Europa eshte ne krize… Shihni nje here rrogat e ketyre futbollisteve dhe mendoheni edhe njehere.Me poshte po ju paraqesim listen e cdo lojtari bashkangjitur me foton dhe me vleren e pasurise se tyre
Frank Lampard, Chelsea: 7.5 milion
Frank Lampard, Chelsea: 7.5 milion
Carlos Tevez, Manchester City: 7.6 milion
Steven Gerrard, Liverpool: 7.6 milion
Fernando Torres, Chelsea: 7.8 milion
Franck Ribery, Bayern Monaco: 8 milion
Emmanuel Adebayor, Tottenham: 8.4 milion
John Terry, Chelsea: 9 milion
Ricardo Kaka, Real Madrid: 9 milion
Zlatan Ibrahimovic, Milan: 9 milion
Bastian Schweinsteiger, Bayern Monaco: 9.7 milion
Yaya Touré, Manchester City: 10.8 milion
Lionel Messi, Barcellona: 11 milion
Wayne Rooney, Manchester United: 11.5 milion
Cristiano Ronaldo, Real Madrid: 12 milion
Samuel Eto’o, Anzhi: 20 milion
Samir Ujkani fiton çmimin e gazetarëve
Portieri shqiptar i Novarës, Saimir Ujkani, u nderua me çmimin “Premio DR”, si më i miri i repartit të mbrojtjes, në skuadrën e tij, të dhënë nga kompania “DR Srl.”, që është edhe sponsori i klubit të Novarës. Çmimi iu dha tre lojtarëve të Novarës, nga një për çdo repart. Kështu, Samir Ujkani fitoi çmimin për repartin e mbrojtjes; Simone Peshe për mesfushën dhe Marko Rigoni për atë të sulmit. Është viti i shtatë që organizohet një çmim i tillë. Në votim morën pjesë gazetarët nga territori i Novarës. Sipas gazetës italiane, “Tribuna Novareze”, Komisioni i gazetarëve vlerësoi te Ujkani pjekurinë e dëshmuar në një rol që nuk është i zakonshëm për moshën e tij, pavarësisht se ai pësoi dy dëmtime të rënda. “Një çmim i tillë, - thekson gazeta italiane, - nuk i është akorduar kurrë më parë një portieri”. Çmimi për çdo fitues konsiston në një netbook, një kompjuter i gjeneratës së fundit, me lidhje falas interneti, dhe që ka parametra të lartë. Çmimet dhe dhuratat do të jepen në fushë, gjatë ndeshjes Novara-Cezena, të dielën më 6 maj.
Benzema dhuron tre milionë euro për ndërtimin e një xhamie
Lojtari i Real Madridit, francezi Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për të ndërtuar një xhami në Lyon, shkruan portali sportin.ba. Xhamia do të kushtojë gjashtë milionë euro, ndërsa Benzema dhuroi gjysmën e shumës së kërkuar. Xhamia do të ndërtohet në komunën e Bronit, ku prindërit e Benzemas jetojnë dhe në të cilin qytet është rritur francezi si lojtar. Benzema u lind në shtetin francez, por gjyshi i tij ishte algjerian, i cili në vitin 1950 emigroi në Francë.
Real Madrid dhe Ajax mund te festojn sot titullin kampion
Real Madridi dhe Ajaxi janë bërë gati që sonte të festojnë titullin e kampionit në La Liga respektivisht Eredivisie. Në rast se Real Madridi e mposht Atl. Bilbaon në San Mames dhe Ajaxi në shtëpi VV Venlo, atëherë të dy këto klube të respektuara evropiane do të festojnë titullin e kampionit në kampionatet e tyre. Real Madridi do të shpallen për herë të 32’ në histori të klubit kampion në Spanjë, ndërsa Ajaxi për herë të 30’ jubilare. Padyshim se këto dy skuadra janë më të famshmet në shtet e tyre përkatëse, por edhe në Evropë.
Tifozet peticion me 50 mij firma per te mos larguar Del Pieron
Alessandro Del Piero duhet të qëndrojë te Juventusi deri në fund të karrierës së tij! Kjo është kërkesa zyrtare që tifozët bardhezinj i kanë bërë dje zyrtarisht klubit dhe presidentit Andrea Agnelli, duke hapur një adresë votimi në rrjetet e ndryshme sociale. Ata kanë ngritur një formë peticioni ndaj ftohtësisë që presidenca bardhezi po shfaq kundrejt kapitenit legjendar, duke kërkuar brenda dy ditësh mbledhjen e 50 mijë ′firmave′ në formë presioni për presidentin Agnelli. Ky i fundit tani duhet ta mendojë mirë edhe njëherë të ardhmen e ′Pinturichios′, pasi tifozët mund të bëjnë një protestë sezonin e ardhshëm, e cila mund t’i kushtojë miliona euro klubit. Tani situata është bërë serioze në Torino dhe mbase në fund, përveç titullit kampion, tifozët mund të marrin edhe një tjetër dhuratë nga klubi, konfirmimin e numrit 10, Alex Del Piero. Edhe nga trajneri Antonio Conte e ka vlerësuar lart Del Pieron duke e quajtur lojtar fantastik “Për Del Pieron, Borriellon, apo çdo lojtar tjetër të Juves, i cili ka dhënë kontributin e tij këtë sezon, do të bëhet një vlerësim i hollësishëm, pasi të mbyllim këto 3 ndeshje që kanë mbetur për t′u luajtur.". ka përfunduar Konte.
(panorama-sport)
(panorama-sport)
Berisha,shqiptari i dy Champions Ligave!
Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar edhe 1 gol për skuadrën e tij Brisbane Roar. Berisha shënoi golin e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve aziatik ndaj skuadres japoneze Tokyo.
Vetëm 4 minuta lojë mjaftuan që Berisha të hap serinë e golave në këtë takim duke kaluar Brisbane në epërsi. Më e keqja nga kjo ishte sepse në fund Brisbane dhe Berisha humbën takimin me rezultat 4 me 2,keshtu Brisbane Roar eshte eleminuar matematikisht nga Champions Liga Aziatike,por me e vencantja eshte se Besart Berisha behet shqiptari i pare qe shenon ne dy Champions League te ndryshme,kujtojme qe me pare pati shenuar gol ne Champions League evropiane me Wolfsburg!
Shikoni golin!

De Biazi: Ja problemet që po has te Shqipëria
Xhani De Biazi ka komentuar dje situatën e kombëtares shqiptare, duke treguar edhe atë që është problemi më i madh në punën e tij: shpërndarja e lojtarëve në të gjithë Evropën. Duke folur për “padovagoal.it”, tekniku italian i Shqipërisë ka shprehur sërish keqardhjen që futbollistë si Xherdan Shaqiri apo Blerim Xhemajli luajnë me kombëtaret e vendeve të tjera, si ajo e Zvicrës. “Të drejtosh një kombëtare është më e vështirë ose më mirë, shumë ndryshe në krahasim me një klub, - deklaroi De Biazi. – Duhet një punë e madhe dhe dedikim si një skaut, sidomos për një skuadër si Shqipëria, ku të gjithë futbollistët janë të shpërndarë nëpër Evropë”, shtoi ai. “Pjesa më e madhe e futbollistëve të kombëtares shqiptare ndodhet nëpër Evropë dhe kjo sigurisht që nuk na ndihmon në punën tonë. Mendoj për futbollistë si Shaqiri apo Xhemajli, që tashmë luajnë me kombëtare të tjera, sepse janë natyralizuar. Por, ata janë shqiptarë, - shtoi De Biazi, duke kritikuar indirekt zgjedhje të tilla. – Gjithsesi, puna ime është shumë e bukur, stimuluese. Dua ta shijoj këtë eksperiencë deri në fund”, shtoi trajneri italian.
BOGDANI
Për ata që kanë patur dyshime nëse Erjon Bogdani do të jetë apo jo pjesë e kombëtares, Xhani De Biazi jep një ide të qartë: “Bogdani është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, madje me aq sa shoh jo vetëm për ne, - u shpreh trajneri i Shqipërisë. – Kohët e fundit i ka shënuar golat e tij, i fundit ndaj Milanit, kështu që unë besoj shumë tek ai. Me Bogdanin, mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme në kombëtaren shqiptare”, tha më tej Xhani De Biazi. Një deklaratë, që pak a shumë do të thotë konfirmim i sulmuesit 34 vjeçar në ekipin kuqezi, duke parë jo vetëm formën e tij momentale, por edhe peshën që Bogdani ka në sulmin kuqezi.
EDGAR ÇANI
Një tjetër futbollist, për të cilin Xhani De Biazi ka që tani afeksion, është Edgar Çani. Ish-sulmuesi i Modenës në Serinë B arriti të shënonte gol që në ndeshjen e parë me fanelën kuqezi, duke fituar besimin e teknikut, që e kërkoi thuajse me ngulm. “Tani Çani luan te Polonia e Varshavës dhe sipas meje, mund të bëjë gjëra shumë të mira, - komentoi De Biazi për të. – Edgari pati fatin që me mua, pas vetëm 2 minutash në fushë, gjeti menjëherë rrugën e golit. Veç kësaj, kam vlerësimet dhe konsideratat më të mira për të. Jam i bindur që mund të ecë mjaft mirë. Në krahasim me fillimet e tij, është shumë më agresiv e sidomos, shumë konkret para portës. Mund të bëjë vërtetë gjëra të mira, ndërsa në Itali, them se nuk kishte kohën e nevojshme për t’u kujtuar siç e meriton”, shtoi tekniku i përfaqësueses shqiptare.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Barrios largohet nga Borussia Dortmund
Lucas Barrios do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni për të luajtur në Kinë me ekipin Guangzhoy Evergrande. “Lucas Barrios ka luajtur dhe fituar me Borussian dy kampionate duke shënuar 39 gola në 82 ndeshje të Bundesligës. I dimë meritat e tij dhe vendosëm që të pranojmë dëshirën që kishte për tu larguar”, u shprehën drejtuesit e klubit verdhezi për mediat gjermane. Nuk është bërë i ditur çmimi që është paguar për sulmuesin e Paraguajit, por mediat gjermane flasin për 10 milionë euro. Barrios ishte një nga protagonistët kryesorë të sezonit të kaluar për kampionët e Gjermanisë, ndërsa në kampionatin aktual ai humbi vendin e titullarit si pasojë e një dëmtimi në fazën përgatitore të skuadrës dhe forma e mirë e Robert Lewandovski bëri që futbollisti me origjinë argjentinase të mos e fitonte më vendin në formacion.
Abonohu te:
Postimet (Atom)