05 maj 2012

Barcelona-Espanyol >>LIVE









Granada - Real Madrid >>LIVE SHQIP





Chelsea kampioni i FA Cup(VIDEO)

Chelsea mundi 2-1 Liverpool ne finalen e FA CUP.I pari e hapi qe shenoi ishte Ramires ne pjesen e pare.Pjesa e dyte do te niste me golin e Drogba qe i dha Chelsea fitoren e sigurte,por me vone ishte Caroll qe shkurtoi distancen ne 2-1.Ne min 83' ndodhi nje rast teper i dyshimte ku nje top i gjuajtur me koke nga Caroll u prit nga Cech  ne vijen fatale,por arbitri vazhdoi lojen dhe sfida perfundoi me fitoren e bluve.Ky eshte trofeu i pare i Chelsea-s kete zone por pret dhe finalen  e Champions League.

Notat e lojtareve:


Liverpool

25
José Reina Paez
Goalkeeper
5
Daniel Agger
Defender
45′
2
Glen Johnson
Defender
3
José Enrique
Defender
37
Martin Skrtel
Defender
14
Jordan Henderson
Midfielder
20
Jay Spearing
Midfielder
55′
19
Stewart Downing
Midfielder
8
Steven Gerrard
Midfielder
39
7
Luis Suárez
Striker
83′

Chelsea

1
Petr Cech
Goalkeeper
3
Ashley Cole
Defender
2
26
John Terry
Defender
17
8
Frank Lampard
Midfielder
12
John Obi Mikel
Midfielder
38′
7
Ramires
Midfielder
11′ 77′
11
10
Juan Mata
Striker
91′
21

Substitutes

32
Doni
Goalkeeper
23
34
Martin Kelly
Defender
33
Jonjo Shelvey
Midfielder
11
Maxi Rodríguez
Midfielder
9
Andy Carroll
Striker
55′ 64′
18
Dirk Kuyt
Midfielder
78′

Substitutes

22
Ross Turnbull
Goalkeeper
19
15
Florent Malouda
Midfielder
91′
5
Michael Essien
Midfielder
16
Raúl Meireles
Midfielder
77′
23
9

Coach/Manager

Coach/Manager











Golat:
هدف تشيلسى الاول فى ليفربول نهائى كاس الاتحاد... by titto3333
Drogba(Chelsea) v Liverpool 2-0 by vik2003
Carroll(Liverpool) v Chelsea 1-2 by vik2003

Autogol pa dashje

Nje rast humoristik ka ndodhur ne ndeshjen Coln 1-4 Bayern M.Teksa rezultati ishte 0-1 Ribery nxori nja top ne zone por dy mbrojtesit e Colnit nuk u kordinuan sic duhet me njeri-tjetrin duke shenuar autogol.

Shikojeni me vemendje ta kuptoni c'ndodhi:



KOLN 0-2 BAYERN MUNCHEN Full Match Goals &... by footy2014

Dortmund di te shenoje vetem supergola

Kampioni i shpallur i Gjermanise Dortmundi fitoi sot bindshem 4-0 ndaj Freibourg."Kolopucet" e Jurgen Klop jo vetem qe shkelqyen ne lojen e tyre por shkelqyen dhe tke golat duke shenuar 4 gola fantastike.Golat ishin njeri me i bukur se tjetri.

Shikojini supergolat:


Borussia Dortmund 4 - 0 SC Freiburg footyroom.com by Futbol2101

Dinamo bie ne te paren,titulli vendoset javen e fundit

Dinamo s’ka më shanse, e ka braktisur edhe matematika. Zyrtarisht, blutë e kryeqytetit detyrohen t’i thonë lamtumirë Superiores, duke zbritur një kategori më poshtë, për herë të parë në historikun e saj të lavdishëm e me shumë trofe. Ndodh edhe kështu. Pas partizanit, një tjetër emër i madh detyrohet të shijojë kategoritë inferiore, duke bërë që sezonin e ardhshëm të fokusohemi tek derbi i kryeqytetit, por kësaj here në Kategorinë e Parë. Si asnjëherë tjetër. Të kuqtë ende nuk e kanë siguruar përfundimisht ngjitjen nga Kategoria e Dytë në të Parën, megjithatë të gjitha gjasat janë që Partizani të jetë “një shkallë” më lart sezonin që vjen, ku takohet me Dinamon. Nuk ka ndryshuar asgjë, sa i përket kreut, sepse Skënderbeu dhe Teuta kanë fituar të dyja, duke ruajtur distancën prej 1 pike mes tyre, për të përcjellë në javën e fundit zbulimin e titullit kampion. Po ashtu, javën e fundit do të zbulohet edhe skuadra që do ta shoqërojë Dinamon në zbritjen direkte nga Superiorja, ashtu sikurse dy të tjerat, që do t’i nënshtrohen “play-out”-it. E sigurtë është se mes Apolonisë dhe Pogradecit do të vendoset skuadra e dytë që do të zbresë nga Superiorja direkt, ndërsa po e sigurtë është se ajo që i shpëton kësaj “mandate” nga ky duet do të luajë në “play-off”. Dy kryesuesit luanin në fushat e tyre, ndaj kundërshtarësh në pikë të hallit, me lakun në fyt. Konkretisht, Skënderbeu i vendit të parë sfidoi në stadiumin e vet Apoloninë e vendit të parafundit, duke vuajtur disi, por duke shënuar dy gola të artë në pjesën e dytë, fillimisht me Muzakën dhe pastaj me sulmuesin kryesor, Daniel Xhafaj. Tri pikë të tjera për kuqebardhët, që tashmë duket se nuk do të ndalen më drejt titullit, i cili do të përcaktohet gjithsesi zyrtarisht dhe matematikisht javën e ardshme. E cila është java e fundit e garës dhe e gjen ekipin korcar në një transfertë të afërt gjeografikisht, në fushën e Pogradecit, kundërshtar i cili e sheh veten tashmë mes dy zjarresh: të humbasë dhe të zbresë direct nga Superiorja, nëse Apolonia fiton ndeshjen e vet me Tomorin në Fier, ose të fitojë dhe t’i provojë shanset e veta edhe në një ndeshje ekstra, të ashtuquajturin “play-off”. Teuta e vendit të dytë ka fituar thellë, 5-3 ndaj mysafirëve pogradecarë, që mbajnë edhe pas kësaj jave vendin e 12-të në renditje. Durrsakët e Hasan Likës kanë shpërthyer në gola, duke realizuar plot pesë të tillë, aq sa nuk i kishin parë tifozët bregdetarë prej vitesh të tëra brenda 90 minutave, si për të shfryrë në formë autokritike për hapat fals në dy ndeshjet pararendëse, që mund t’u kushtojnë titullin “djemve të detit”. Nga ana e tyre, liqenorët janë mjaftuar me shënimin e tre golave, duke pranuar fatin e keq të tyre, seriozisht të rrezikuar për t’u kthyer andej nga erdhën, pa lënë ndonjë gjurmë në elitën e futbollit shqiptar. Teuta mbetet ende në lojë për ta fituar titullin, teksa jvën e ardhshme do të luajë ndaj Kastriotit, në Krujë. Kuptohet, gjithcka është në duart e Skënderbeut, në këtë drejtim. Vetëm nëse korcarët nuk arrijnë të fitojnë ndaj pogradecit, atëherë hapet drita jeshile për durrsakët, që po ashtu, duhet t’i marrin 3 pikët e veta ndaj krutanëve dhe ta kenë një sy e një vesh nga beteja e fqinjëve juglindorë. Interesant është fakti se dy skuadrat pritëse i ndajnë nga njëra-tjetra vetëm një pikë, ashtu si dy udhëtuesit, po një pikë, por synimet janë krejtësisht të kundërta. Dy skuadrat, që e kanë zyrtarizuar tashmë pjesëmarrjen në Europë përmes kampionatit, Tirana dhe Flamurtari, luanin transferta të vështira. Bardhebltë e Rubios përplasnin brirët me Lacin, në fushën asnjanëse të Krujës, aty ku kurbinasit kishin 8 ndeshje radhazi pa humbur. Kanë qenë 24 herë kampionët e vendit, ata që i kanë detyruar të besuarit e Daiut ta prishin këtë lloj rekordi, ose më saktësisht goli i shkodranit Bekim Bala i ka dhënë fitoren Tiranës. Kjo e fundit kishte udhëtuar me synimin e qartë për të mos përsëritur vetveten në gabime e dështime, si dy javët e shkuara (dickaje që ia ka arritur), sepse kjo do ta kompromentonte ndjeshëm anën psikologjike të bardhebluve në prag të finales së Kupës së Shqipërisë. Tri pikë më shumë në llogarinë e kryeqytetasve, që shkojnë paralelisht me vendin e tretë në renditje, ndërsa Laci mbetet i qetë, sepse e kishte siguruar mbijetesën një javë më parë. Kuqezinjtë e Shkëlqim Mucës, të konsoliduar në vendin e katërt, duhej të përballeshin me nevojën deri jetike të peqinasve për pikë. Dicka e demonstruar edhe në fushën e lojës, ku vendësit e kanë kërkuar me cdo kusht suksesin. Nuk e kanë pasur aspak të lehtë, edhe për faktin se vlonjatët nuk kanë hapur rrugë, por i ka shpëtuar një penallti e fituar nga Roland Dervishi, e kthyer në gol nga Papa Diop. Flamurtari, nga ana e vet, nuk është se e vuan shumë këtë humbje, sepse pozicioni që ka në klasifikim, i cili përkthehet në pjesëmarrje në Kupat e Europës, nuk u kërcënohet nga askush tjetër. Krutanët, që deri dje ushqenin shpresa në këtë drejtim, janë dorëzuar me humbjen e javës së kaluar ndaj Laçit. Kësaj here Kastrioti gjendej para një transferte delikate, e ngjashme me një “tokë shkretëtirë” për pikë. Por, loja pa kompromis e krutanëve ka vërtetuar të kundërtën. Barazimi 1-1 i fiksuar në fushën e Kamzës ka nxjerrë edhe një herë tjetër në pah mundësitë reale të këtij Kastrioti, që e nisi me pretendime madhore këtë edicion, shkoi për herë të parë në historikun e vet edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por vetëm kaq. Kamzalinjtë surprizuan sfidën pararendëse Teutën, brenda në Durrës, duke i ndalur në barazim të bardhë “djemtë e detit”, kështu që u duk se nuk do ta “hiqnin këmbën nga gazi” deri në finish të garës, për t’iu larguar sa më tepër të jetë e mundur fundit të rrezikshëm të renditjes. Fund i cili përpin për momentin edhe Kamzën debutuese në Superiore. Barazimi, ose një pikë e marrë në fushën e vet, është pak për formacionin e De Vekis, që renditet një vend më lart se Pogradeci, në kuotën e 27 pikëve, dhe me shumë gjasa do të duhet të luajë në “play-off”. Beteja e Kamzës në këtë drejtim është tashmë me Tomorin, se cili prej tyre do t’i shpëtojë edhe matematikisht rrezikut të rënies nga Superiorja direkt dhe cili do shkojë në “play-out”. Në Berat luheshin po ashtu fate mbijetese për vendësit, ndërkohë që mallakastriotët ishin disi më komodë, edhe pse jo të shpëtuar matematikisht. Gjithsesi, Bylisi e kishte një “fishek në pajë”, ndeshjen e fundit të kampionatit, kur do të presë në shtëpi Dinamon e fundit, e cila, me humbjen 3-0 ndaj Vllaznisë, ka zbritur një kategori më poshtë edhe matematikisht. Një “fotografim” i tillë e bën të paefektshëm për blutë javën e 26-të, duke i shndërruar në formalitet tri pikët e sigurisë për ballshiotët. Sidoqoftë, pika e marrë në Berat i ka mbyllur të gjitha llogaritë edhe për të besuarit e Shensojit, që do të jenë pjesë e Superiores edhe edicionin e ardhshëm. Duke pasur parasysh një qasje të tillë, dukej se ndeshja e kryeqytetit dhe ajo e Beratit do të përshkuhej në distancë një fill i përbashkët. Kuptohet, Tomori nuk do ta bazonte suksesin te llogaritë në letër, por së pari në këmbët e futbollistëve të vet, te fakti se luante para tifozëve beratas. Në fakt, i fituar ka dalë vetëm sulmuesi Bakiu, që ka shënuar dy herë në portën e Frashërit, duke u ngjitur kësisoji në kuotën e 15 golave dhe vijuar betejën për “Këpucën e Artë”, sepse Tomori nuk ka shkuar dot më tej se barazimi 2-2. Një pikë, që nuk i vlen sa duhet formacionit të Gjokës, i cili ka ende “metra” për të përshkruar, në transfertën e javës së fundit në Fier, për ta qartësuar përfundimisht pozicionin e vet. Vllaznia ka mbyllur cdolloj hesapi, duke e vënë në shina të sigurta Superioren. Tre golat në piortën e Dinamos kanë pasur efekt të dyanshëm. Kanë siguruar kuqeblutë nga cdolloj rreziku matematikor për mbijetesën, ndërsa kanë fundosur njëherë e mirë dinamovitët, që sikurse thamë në fillim, zbresin në Kategorinë e Parë për herë të parë në historikun e vet.


 Java e 25-të (05.05.2012)
SKENDERBEU-APOLONIA   2-0Shenues: Muzaka 29′, D.Xhafaj 90′
Gjyqtar: Migen Masha (Tirane)
TEUTA-POGRADECI              5-3Shenues: T.Osmani 3′ (pen), Jakupi 18′, Nika 27′, Tairi 39′, A.Hoxha 58′ / Eminhazeri 48′, Baze 70′, Kllogjeri 72′
Gjyqtar: Albano Janku (Tirane)
LAÇI-TIRANA                         0-1Shenues: Bala 26′
Gjyqtar: Edvin Hoxha (Lezhe)
SHKUMBINI-FLAMURTARI   1-0Shenues: Diop 58′ (pen)
Gjyqtar: Ditmar Jubica (Shkoder)
TOMORI-BYLIS                    2-2Shenues: Bakiu 56′, 87′ / Izucuku 44′, Shoshi 89′
Gjyqtar: Sokol Cekaj (Lac)
DINAMO-VLLAZNIA               0-3Shenues: Gjini 8′, Petrovic 11′, Gocaj 25′
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj
KAMZA-KASTRIOTI               1-1Shenues: Karapici 59′ / Sefa 76′
Gjyqtar: Emirjon Sino (Fier)

 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author