01 maj 2012

Maradona fans i Cityt,shikoni si feston

Manchester City ka pasur ne ndeshjen e djeshme nje tifoz Special , Diego Armando Maradona . Gjate golit te shenuar nga Kompany ai ka festuar si i cmendur por jo vetem kur u shenua goli por ne cdo moment te mire per skuadren e Cityt .

Neser Berisha ndeshje vendimtare per Asia CHL

Neser skuadra e Brisbane Roar e kosovarit Besart Berishen luan ndeshjen e radhes per Asia Champions League ndaj FC Tokios,kryesueses se grupit te Brisbanit.Brisbani luan ne transferte pasi ndeshja e pare e tyre e luajtur ne Brisbane u mbyll me rezultatin 0-2 per miqte.Brisbane Roar eshte ne grup me FC Tokio,Ulsan Hyundai dhe Beejing Guoan.Tokio dhe Ulsan Hyundai kryesojne grupin me nga 8 pike ndersa Brisbane dhe Beejing Guon kane 2 pike.Neser Brisbanit i duhet patjeter nje fitore qe te kete shpresa per kualifikim.Ndersa per Besartin kjo eshte nje ndeshje e vecante sepse po arriti te shenoje behet i pari futbollist shqiptar qe shenon ne 2 Champions League te kontinenteve te ndyshme,ju kujtojme se Berisha pati shenuar gol ne Champions League evropiane kur luante me Wolfsburg.


Group FMPWDLGoalsPtsForm
1.FC Tokyo42208:38
2.Ulsan Hyundai42207:58
3.Brisbane Roar40223:62
4.Beijing Guoan40223:72

Goli me i bukur i javes

  • Zgjidhni ju golin me te bukur...Neymar apo Nocerino apo...Shikojeni!

Zyrtare;Roi Hodgson trajneri i ri i Anglise

Federata Angleze e Futbollit ka zyrtarizuar Roi Hodgson si trajner të ri të kombëtares së “Tre Luanëve”. Ish-trajneri i shumë skuadrave, aktualisht në stolin e West Broumiç, do të jetë për 4 vitet e ardhshme numri një i kombëtares angleze, duke pasur në këtë post italianin e dorëhequr, Fabio Kapelo, pas problemeve që lindën me heqjen e shiritit të kapitenit Xhon Territ. Ndeshja debutuese për Hodgson do të jetë më 26 maj, në miqësoren ndaj Norvegjisë. Në fakt, favorit për këtë post ishe trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, i cili e refuzoi këtë detyrë, ndërkohë që përflitej edhe Pep Guardiola, që së fundi zyrtarizoi vendimin për të mos rinovuar kontratën me katalanasit. Sikurse thamë edhe më sipër, Hodgson ka rënë dakord me drejtuesit e FA-së për një kontratë katërvjeçare, që shkon deri në vitin 2016. Ai do të jetë trajner dhe përgjegjës për finalet e Kampionatin Evropian të kësaj vere, që luhet në Poloni dhe Ukraina, për Kupën e Botës 2014, që luhet në Brazil dhe për “Euro 2016”, që zhvillohet në Francë. Pra, kontrata e tij përfshin tri fushata kualifikuesesh dhe finale të kompeticioneve të ndryshme, Botëror dhe Europian. Klubi i West Bromuiç ka lëshuar një deklaratë, në të njëjtën kohë, në të cilën thotë se Hodgson do të largohet pas dy ndeshjeve të fundit të sezonit, para se të marrë zyrtarisht frenat e kombëtares së Anglisë, më 14 maj, ditën kur ul siparin Premier Liga. Federata Angleze, po ashtu, ka konfirmuar Hodgson si menaxherin e 13-të të përhershëm të Anglisë, pas bisedimeve që kanë përfunduar pozitivisht mes palëve në “Wembley”, të martën në mëngjes. Që nga largimi i Kapelos, Stjuart Pirs kishte qenë përkohësisht në krye të “Tre Luanëve”. Redknap: Jam i lumtur për Roin Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, nuk ka shfaqur asnjë shenjë keqardhjeje që ai nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë, edhe pse ishte kandidati favorit. “Për mua, jo vetëm që nuk ka asnjë problem, por Anglia ka bërë zgjedhjen e duhur. Unë i uroj shumë suksese Roit, sepse është një njeri i madh dhe ka një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Nuk ndjej aspak keqardhje, sepse unë kam një punë të mrekullueshme për të bërë këtu në Londër, dhe ajo është të drejtoj klubin e Totenhemit. E theksoj edhe një herë, Anglia bëri zgjedhjen e duhur dhe i uroj shumë fat në Evropianin e kësaj vere”, – tha 64-vjeçari.

(panorama-sport)

Shqiperi-Katar,ndeshje miqesore me 22 maj ne Madrid

Mund të qetësohet më në fund trajneri De Biazi, por edhe drejtuesit e FSHF-së, sepse kanë konklduar në një miqësore interesante për kuqezinjtë. Do të jetë pikërisht Katari, kundërshtari i Shqipërisë në futboll, që më 22 maj do të testojë tanët sërish para startit të edicionit kualifikues në grupe, për Botërorin 2014. Kjo ndeshje miqësore do të luhet në fushën asnjanëse të Madridit, në kryeqytetin e vendit iberik. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit. Më herët është fiksuar data 15 gusht, që të luhet me Moldavinë në Tiranë, thuajse tri javë përpara përballjes së parë zyrtarë në Grupin E të eliminatoreve ndaj Qipros, përfaqësuese me të cilën Shqipëria ka edhe fitoren më të thellë në historinë e saj (6-1, në miqësoren në “Qemal Stafa”). Kjo ndeshje do të jetë mundësia e fundit që trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë për të provuar për taktikën që ekipi do të përdorë në ndeshjet eliminatore të shtatorit. Shqipëria me Moldavinë është përballur dy herë në eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar të dy ndeshjet (3-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-2 në Kishiniev). Tashmë vjen kjo miqësore tjetër tepër interesante me Katarin, ballafaqimi i parë në historinë e të dyja palëve, vend i cili i ka rritur se tepërmi interesat në futboll, për shkakun se “Botërori 2022” do të zhvillohet në këtë vend të vogël, por shumë të njohur për pasuritë e tij. Madje, disa klube europiane kanë tashmë pronarë ose aksionarë sheikë nga Katari, të cilët po i derdhin paratë lumë, duke e ndryshuar në njëfarë mase edhe “rrotën e historisë” në futboll. Shembulli i Mancester Sitit apo i Paris SG janë mjaft doimethenës në këtë drejtim, sepse lojtarët më të mirë po rendin drejt tyre, nisur nga joshja financiare. Ndoshta në këtë aspekt mund të përfitojnë dicka edhe kuqezinjtë tanë, përvecse do të testojnë veten në një miqësore pararendëse të fushatës kualifikuese në grupe të Botërorit 2012. Një mundësi shumë e mirë kjo për futbollistët tanë kuqezinj, për ta bindur trajnerin De Biazi, për të zënë një vend në listën e preferuar të italianit. Ky i fundit ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Shqipërinë, që pas emërimit të tij në stolin kuqezi, pikërisht në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku u mundëm më 29 shkurt me rezultatin 2-1. Pikërisht aty, De Biazi bëri debutimin me kombëtaren e vendit të shqiponjave, ashtu sikurse debutuan edhe lojtarë të tillë si Cani, Zeqiri, Sadiku. Kujtojmë se në atë miqësore munguan shumë titullarë, për shkak dëmtimesh, ndërsa Samir Ujkani priti dy penallti. Shqipëria bën pjesë në Grupin E kualifikues për “Botërorin 2014”, bashkë me Zvicrën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron dhe Islandën. Kuqezinjtë e ngrenë siparin e kësaj fushate pikërisht në “Qemal Stafa”, më 7 shtator të këtij viti, kur do tëp resin qipriotët, ndërsa pas katër ditësh ballafaqohn me Zvicrën, në fushën e helvetëve.

(panorama-sport)

Ja pse Juventus kryeson Serie A

Juventusi po tregon një formë të jashtëzakoshme këtë sezon duke mbetur e pamposhtur pas 35 javësh në Seria A dhe duke qëndruar në krye me 77 pikë, 3 më shumë se Milan.  Juventusi i vjetshëm nuk ndryshon shumë nga ky Juventus që Konte ka ndërtuar më duart e tij. Vlerat e shtuar të këtij ekipi janë padyshim Pirlo dhe Vuçiniç,dy lojtarë me shumë klas që dinë të zgjdhin çdo ndeshje me mënyrën e tyre. Pirlo vazhdon të mbetët ‘orkestruesi” i mesfushës bardhezi ndërsa Vuçiniç lojtari me më shumë klas, një “Boksiç” i rilindur.  Regjizori i Juventusit Andrea Pirlo është lojtari që ka luajtur më shumë në Seria A, me vetëm një ndeshje të humbur për shkak kartonash. Ai ka prekur në ndeshjen e fundit ndaj Novarës plot 177 topa. Pirlo është kudo në fushën e lojës, shpik topa për lojtarët e skuadrës, mbron, bën presing, dhe jep shpirtin në fushë. Platini i pranishëm në sfidën e fundit u shpreh i mahnitur nga ky futbollistë duke thënë që: “Në Juventus njoh vetëm Pirlon”.  Një prurje mëse e sukseshme nga merkato e verës është edhe Mirko Vuçiniç që ka kaluar një sezon mjaft të mirë në rradhët e ‘’zonjës së vjetër’’. Ai ka qenë i disponueshëm në çdo moment kur ekipi ka pasur nevojë, gjithmonë në kontakt me topin, ka luajtur në çdo pozicion. Vetëm në një rast ka braktisur Juventusin në takimin e fazës së parë në “Juventus Stadium” në barazimin ndaj Bolonjës kur e la ekipin e tij me 10 lojtarë. Ai ka prekur 47 topa në 66 minutat e luajtura ndaj Novarës, duke gabuar vetëm në 4 pasime.  Konte i vlerson të dy futbollistët si shtylla e ekipit. Pirlo është i pazëvëndësueshëm ndërsa malazezi është lojtari më i talentuar në skuadrën e tij për sulmin. Prania e tij në fushë është bërë diçka normale duke lënë në stol si kapitenin e ekipit Del Pieron ashtu edhe lojtarin që ka shënuar më shumë deri tani për Juven, Matrin.  Mirko Vuçiniç kundër Novarës bëri 4 gjuajtje në portë, 2 gola, 1 pasim filtrues dhe një krosim. Numrat flasin qartë që ai Pirlo dhe Vidal janë tre nga futbollistët më të mirë të ekipit, janë vlera që i mungonte këtij Juventusi dhe së bashku me gjithë grupin formojnë një skuadër që po luan një sezon sepktakolar. Mbeten edhe 3 ndeshje për të kurorëzuar gjithë punën e tyre në kampionat, si dhe sfida e Kupës së Italisë ndaj Napolit me 20 Maj.

(Gazeta Idea)

Intervistat e trajnereve pas ndeshjes


Mancini:
Trajneri i Mançester Sitit shprehet i lumtur për fitoren e arritur, por nuk e cilëson atë si vendimtare në garën për titullin kampion.  “Morëm tri pikë të rëndësishme dhe plotësisht të merituara. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Junajtid është një ekip mjaft i fortë, megjithatë e administruam me sukses lojën. Ata menduan më shumë për t’u mbrojtur dhe në fakt, nuk patën asnjë rast të mirë për shënim. Gjithçka shkoi siç duhej. Titulli kampion?  Është ende herët për të folur, llogari do bëjmë vetëm pas ndeshjes së radhës në kampionat. Madje, mendoj se Junajtid është pak më i favorizuar se ne për të triumfuar”, – u shpreh Mançini.  Trajneri italian përgëzoi edhe kapitenin Kompani, i cili shënoi golin e fitores. “Jam i lumtur për të, sepse e meriton një gol kaq të rëndësishëm dhe që sigurisht nuk mund të harrohet lehtë. Një mbrojtësi nuk i takon shpeshherë që të gjejë rrugën e rrjetës, por Vinsent e bëri pikërisht në derbi”, – shtoi tekniku italian.  Në fund, ai komentoi debatin e ashpër që pati me Aleks Fergusonin. “Është normale që trajnerët të jenë nën tension në përballje të tillë, por nuk e kuptova agresivitetin e Aleksit. Ai m’u afrua dhe më shau me një fjalor tepër vulgar. Unë iu përgjigja. Gjithsesi, mendoj se janë gjëra që lidhen me emocionet e momentit dhe për mua nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, – përfundoi Mançini.
Ferguson:
Aleks Ferguson e pranon humbjen dhe e cilëson atë si një rezultat të drejtë. “E patëm të vështirë që të krijojmë raste për shënim. Kundërshtari luajti më mirë, fitoi dyluftimet në mesfushë dhe mund të them se e meritoi fitoren. Nuk mund të ankohem për rezultatin. Tashmë ata janë në një pozitë tepër komode në garën për titullin kampion dhe detyra jonë e vetme është që të fitojmë dy ndeshjet e mbetura”, – deklaroi trajneri i Manchester United.  Për sa i përket incidentit me trajnerin e Cityt, ai tha: “Mancini kishte gjithë javën që komentonte arbitrat dhe përgjatë gjithë ndeshjes vetëm ankohej te gjyqtari i katërt. Në këtë mënyrë nuk bënte gjë tjetër veçse ushtronte presion mbi ta. Nuk është aspak e drejtë një gjë e tillë, aq më tepër që arbitrimi ishte mjaft cilësor. Sigurisht që u nervozova, pasi një trajner nuk duhet të përdorë kësi mënyrash”. Edhe pse arritën të kryesojnë me tetë pikë, tashmë “djajtë e kuq” renditen të dytët, me pikë të barabarta me Cityn.

City mposht United dhe rimerr kreun (VIDEO)

Manchester City ka marre nje fitore te rendesishme ne derbi duke mundur rivalin kryesor per titull, Manchester United me rezultatin 1-0. Goli per ‘citiziens’ u shenua ne minuten e 45+1 nga kapiteni Vincent Kompany.  Me kete fitore City ngjitet ne kuoten e 83 pikeve po aq sa United por qendrojne ne vendin e pare. United nuk mundet te marre hak per humbjen qe City i beri ne fazen e pare me rezultatin tenistik 1-6.  Djemte e Mancinit me kete fitore i afrohen me shume titullit.
Shikoni golin:

Sherr mes Mancinit dhe Ferguson(VIDEO)

Qe derbi i Manchesterit do te permbante tension,kjo dihej...por se tension do te kishte dhe mes dy trajnereve shihet ne min e 77'.

Shikojeni videon:


 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author