02 maj 2012

Barrios largohet nga Borussia Dortmund

Lucas Barrios do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni për të luajtur në Kinë me ekipin Guangzhoy Evergrande.   “Lucas Barrios ka luajtur dhe fituar me Borussian dy kampionate duke shënuar 39 gola në 82 ndeshje të Bundesligës. I dimë meritat e tij dhe vendosëm që të pranojmë dëshirën që kishte për tu larguar”, u shprehën drejtuesit e klubit verdhezi për mediat gjermane.  Nuk është bërë i ditur çmimi që është paguar për sulmuesin e Paraguajit, por mediat gjermane flasin për 10 milionë euro.  Barrios ishte një nga protagonistët kryesorë të sezonit të kaluar për kampionët e Gjermanisë, ndërsa në kampionatin aktual ai humbi vendin e titullarit si pasojë e një dëmtimi në fazën përgatitore të skuadrës dhe forma e mirë e Robert Lewandovski bëri që futbollisti me origjinë argjentinase të mos e fitonte më vendin në formacion.
 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author