02 maj 2012
Samir Ujkani fiton çmimin e gazetarëve
Portieri shqiptar i Novarës, Saimir Ujkani, u nderua me çmimin “Premio DR”, si më i miri i repartit të mbrojtjes, në skuadrën e tij, të dhënë nga kompania “DR Srl.”, që është edhe sponsori i klubit të Novarës. Çmimi iu dha tre lojtarëve të Novarës, nga një për çdo repart. Kështu, Samir Ujkani fitoi çmimin për repartin e mbrojtjes; Simone Peshe për mesfushën dhe Marko Rigoni për atë të sulmit. Është viti i shtatë që organizohet një çmim i tillë. Në votim morën pjesë gazetarët nga territori i Novarës. Sipas gazetës italiane, “Tribuna Novareze”, Komisioni i gazetarëve vlerësoi te Ujkani pjekurinë e dëshmuar në një rol që nuk është i zakonshëm për moshën e tij, pavarësisht se ai pësoi dy dëmtime të rënda. “Një çmim i tillë, - thekson gazeta italiane, - nuk i është akorduar kurrë më parë një portieri”. Çmimi për çdo fitues konsiston në një netbook, një kompjuter i gjeneratës së fundit, me lidhje falas interneti, dhe që ka parametra të lartë. Çmimet dhe dhuratat do të jepen në fushë, gjatë ndeshjes Novara-Cezena, të dielën më 6 maj.