Ka 2 arsye perse Juventusi do ta humbe vendin e pare:1-Lecce eshte macja e zeze e Seria A,kujtojm se me pare i prishi pune dhe Romes
2-Nje gafe te tille si Buffon e beri dhe Van Der Sar ne kohen kur Chelsea u shpall kampion
Web Portal Informativ
Prezantimi i tij i shkëlqyeshëm në ndeshjen gjyëmsfinale kundër Real Madridit, ka bërë që David Alaba, të jetë lojtarë shumë i preferuar i blaugranëve për Barcelonën e re të edicionit 2012-2013. Reprezentuesi austriak 19 vjeçari Alaba, shihet përforcim idel për Tito Vilanovan i cili ka kërkuar nga zyrtarët e klubit të bisedojnë me Bayernin, nëse klubi gjerman është i gatshëm ta shet. Alaba nuk do të jetë pjesë e finales së madhe në Allianz Arena ku skuadra e tij Bayern luan kundër Chelseat, sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Real Madridit.
Goli i mahnitshëm i sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney, kundër rivalit të qytetit City, nga shkurti 2011 është votuar si më i miri në historinë 20 vjeçare të Premierligës. Rooney është i lumtur që fitoi në garë me shënime të tjera, të cilat i kishte shikuar si fëmijë në televizion.
Adem Llajic, futbollisti i Fiorentinës i vendosur në qendër të opinionit sportiv botëror si viktimë e një agresioni nga trajneri i tij në fushën e lojës, deklaroi në shtypin Italian se ndihet ende i shokuar për atë që ndodhi.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro është i bindur se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të kishte efekt negativ në karrierën e super talentit, Neymar. “Vetëm paramendoni Neymar duke u drejtuar nga Mourinho, i cili është sinonim i disiplinës. Kjo do të shkatërronte një prej talentëve më të mirë në botë”. “Vetëm të mendoj për këtë më tmerron. Unë vërtet nuk e di se çfarë do të thoshte për Neymarin që të drejtohej nga Mourinho, i cili kërkon disiplinë maksimale”, ka thënë Ribeiro.