03 maj 2012

Renova fiton kupen e Maqedonise,siguron Europa Leaugue

Në finalen e Kupës të Maqedonisë, të luajtur në Shtip, Renova arriti të mposht me shumë meritë Rabotnickin me rezultatin 3-1, ku me këtë Renova fiton për të parën herë Kupën e Maqedonisë në vitin e 20 jubilar të kësaj gare.  

Në një ndeshje me mjaft glamur, aksione dhe ndeshje e bukur, Renova tregoj se nuk ka udhëtuar për në Shtip për asgjë tjetër përpos se ta merr trofeun e kupës me vete në Tetovë. Që në minutat e para, xhepcishtasit treguan se janë më të përgatitur edhe fizikisht edhe psigjikisht për të shënuar dhe fituar. Ishte vetëm minuta e 13 e ndeshjes kur Muarem Bajrami tundi rrjetën e portierit Damjan Shishkovski. Ai kërceu më lart se të gjithë në gjashtëmbëdhjetmetërshit të "romantikëve" për ta dërguar topin atje ku duhej.  Gjatë pjesës së parë Renova pati edhe disa raste për të shënuar mirpo portieri i romantikëve u tregua syhapur.

Në fillim të pjesë së dytë, Rabotnicki arriti që ti barazon shifrat në 1-1 me anë të Manevskit në minutën e 53-të. Në këto minuta Rabotnicki filloi të luan disi më mirë se Renova por kjo zgjati deri në minutën e 65, më saktësisht kur Nuhiu pasoi për Dushan Simovskin dhe e nxori përball portierit të Rabotnickit, e la topin pas shpinës të portierit dhe e ktheu mbizotrimin e "gipspunuesve". Rabotnicki nuk pati më fuqi që të kthehet në lojë, por "romantikëve" shuplakën e fundit ua dha Argjend Gafuri në minutën e fundit shtesë për rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Renovës. (tetova1.com)

Ja lajmet e fundit te transferave



                                                 
                                                        David Luiz
Barcelona fillon të mendojë për merkaton e ardhshme. Blaugranat, të cilët vitin e ardhshëm do drejtohen nga Tito Vilanova, duan të përforcojnë mbi të gjitha repartin e mbrojtjes.


Sipas asaj që raporton portali spanjoll "Sport.es", tekniku katalanas duke e ditur që do ta ketë tepër të vështirë të marrë nga Milan braziliani Thiago Silva i ka hedhur sytë nga bashkëkombasi i tij, David Luiz.

Por qendermbrojtesi i Chelsea ka nje cmim disi te kripur.Per ta shitur,Roman Abromovic kerkon me shume se 30 mln euro.



                                                                                    

Yann M'Vila afrohet me Inter. Mesfushori francez i Rennes është një prej objektivave kryesore të merkatos së skuadrës së Massimo Moratti për të përforcuar repartin e mesfushës. Për lojtarin e datëlindjes 1990 zikaltrit duhet të mposhtin konkurrencën e fortë të Arsenal që është i gatshëm ti ofrojë klubit francez 21 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan "Le Parisien", Inter ka takuar në Paris agjentin e M'Vila për të diskutuar detajet e kontratës dhe sipas të njëjtin burim drejtuesit e Inter ofrojnë për Rennes 25 milionë euro. 


D.Alves

Dëshira e re në shtëpinë e Milan quhet Dani Alves. I cilësuar si një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë, braziliani luan në atë ekip që e ka shumë vështirë ta lerë, Barcelona.

Sipas asaj që raporton "El Mundo Deportivo", hipotezave për një largim nga Camp Nou, Dani Alves i është përgjigjur: " Dëshira ime është të qëndroj prandaj dhe kam rinovuar. Gjithmonë kam respektuar rregullat dhe urdhërat e klubit që më paguan edhe nëse dëshirojnë të më largojnë".


                                                             Witsel

Sipas të përditshmës portugeze “Record” Real Madridi ka kryer gati punët me klubin Benfica për mesfushorin 23 vjeçar Axel Witsel. Reprezentuesi belg i cili edicionin e kaluar ishte kërkuar nga shumë skuadra evropioane, pas qëndrimit një vjeçar te Benfica pritet ta vesh fanellën e bardhë të klubit mbretëror edhe pse këta të fundit nuk janë të gatshëm ti shpenzojnë 40 milionë euro të kërkuara nga Benfica por mund të ketë lëvizje edhe nga Real Madridi në drejtim të klubit portugez si Ezequiel Garay, i cili shihet si çelësi i marrëveshjës.



Lovren

Mediat kroate ditëve të fundit kanë shkruajtur për interesimin e madh të skuadrës angleze Liverpool për mbrojtësin e Lyonit kroatin Dejan Lovren. 22 vjeçari ka kontratë valide me francezët deri në vitin 2016, por zyrtarët e Liverpoolit janë të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblim që sipas mediave kroate kushton 15 milionë euro.


Demba-Ba

Sipas “The Journal” sulmuesi i Neëcastle United, Demba Ba, është objektivi i parë i transferimeve të verës për skuadrën londineze Arsenal. 26 vjeçari i cili shënoi 13 gola për “laraskat” këtë edicion shihet si zëvendësimi më i mirë i mundhsmë i Van Periset nëse ky i fundit largohet drejtë Spanjës apo Italisë.


Ronaldo f*ck you Havi Martinezit(VIDEO)

Reali i Madridit arriti titullin e tridhjetedytë, me fitoren 3-0 ndaj Atletiko Bilbaos në ndeshjen e tretë nga fundi i këtij sezoni.

Javi Martinez, lojtar i Atletikos ishte dërguar jashtë për prekje me dorë të topit në minutin ′72. Pasi gjyqtari i fryu bilbilit, madrilenët nisën të festonin në San Mames, por Martinezi rikërkoi të fliste pak me Cristiano Ronaldon.

Duke ndjerë një gëzim të egër për fitoren e tij të parë të titullit në Spanjë, Ronaldo i ulëriti Martinezit dhe i bëri një gjest shumë fyes, siç e duket dhe në video.

Ndonëse shënjestra e drejtëpërdrejtë e këtij gjesti ishte Martinezi, reagimi i shëmtuar i Ronaldos mund t′u jetë drejtuar të gjithë ′armiqve′ të tij.

Ju kujtojme se Real Madrid e kerkon me ngulm Havi Martinezin por duket se pas kesaj gjerat do nderlikohen.


Ahmed Januzi supergol!

Ne ndeshjen e djeshme qe Vorskla fitoi 0-2 ne transferte ndaj Tavrija sulmuesi kosovar Ahmed Januzi shenoi golin e pare per Vorsklan.Ne minuten e 38' ne nje aksion te Vorsklas,Januzi shfrytezoi ne menyre fantastike nje asisit nga shoku skuadres

Shikoni golin:






Ndeshjet e Kombëtares në Shkodër

Stadiumi “Loro Boriçi” pritet jetë shtëpia e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Botërorit 2014, në shtator me Qipron dhe në tetor me Slloveninë.  


 Pas një takimi me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha ku janë paraqitur edhe disa variante të tjera në lidhje me ndërtimin e parkingut pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka theksuar se do të jetë grupi i licensimit në UEFA ai që do të vendosë se ku do të luhen 2 ndeshjet e ardhshme të kombëtares shqiptare. 


 “Duhet të thërrasim zyrtarët e licensimit të FIFA-s. Na kanë ofruar disa mundësi kryetari (Lulzim Basha),  Kombëtarja “Qemal Stafa” jashtë funksionit Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 4 vende DC United, Salihi shënon sërish për të bërë parking në pjesëne e pasme, ku është fusha, ose tek parkimi KQZ-së, të gjitha këto mundësi duhet të shihen nga licensuesit dhe nëse do të lejohet të luhet në atë stadium, nëse jo, me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duhet të ca investime në stadiumin e Shkodrës për të kaluar atje”, deklaroi kreu i FSHF-së, Armand Duka.  


Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduart Prodani theksoi në Top Channel, se organizmi më i lartë i futbollit në vend po bën të gjitha përpjekjet që fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet të nisë në fund të këtij viti. 

Gol qe ja vlen ta shikosh 1 mij here!

Supergoli i sulmuesit te Newcastle Cisse ndaj Chelsea.Nje gol i realizuar ne menyre te jashtzakonshme por edhe duke i sigueruar Newcastle fitoren 0-2 ne transferte por edhe vendin e 4.

Shijojeni ne maksimum kete supergol!






 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author