07 maj 2012

Juve kampion i Italisë!

uventusi është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2011/2012, një javë pa përfunduar Serie A. Bardhezinjtë fituan me rezultat prej 2-0 si mysafirë të Cagliarit, ndërsa Milani u mposht në derbi nga Interi me rezultat 4-2. Bianconerët e dominuan fraksionin e parë të lojës, ndërkohë që në momente të caktuara skuadra vendase shfaqej e rrezikshme.  Vetëm një gol u shënua në 45 minutat e para. Ishte fillimi i ndeshjes (6’) kur Mirko Vucinic shënoi për epërsinë e mysafirëve.  Edhe në gjysmën e dytë skuadrat shfaqën lojë dinamike, mirëpo bardhezinjtë e kishin të vështirë ta shënonin golin e sigurisë.  Ishte minuta e 74, kur pas një krosimi të Martin Caceres, Michele Canini shënoi në portën e vet.  Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka katër pikë më shumë se Milani dhe shpallet matematikisht kampion i Italisë një javë pa u mbyllur Serie A.  Ky është titulli i 30-të i Zonjës së Vjetër i fituar në fushë, por zyrtarisht Juve ka 28 tituj, pasi që dy të tillë iu morën në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli.
Interi i bën favor Juves  Ka përfunduar me rezultat 4-2 Derby della Madonina ndërmjet Interit dhe Milanit.  Sniejder dërgoi një top në zonë, të cilin e pranoi Walter Samuel dhe ia pasoi Diego Militos, ndërsa argjentinasi shënoi për epërsinë e zikaltërve (14’).  Pas ndërhyrjes së pastër të Julio Cesar në Kevin-Prince Boateng, arbitri akordoi një penalti të paqenë në favor të Milanit, të cilën e shndërroi në gol Zlatan Ibrahimovic (44’), për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.  Rossonerët e filluan në mënyrë të jashtëzakonshme gjysmën e dytë. Ishte Ibracadabra njeriu që kaloi Milanin në epërsi (46’).  Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe Milito u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga Abate. Argjentinasi mori përgjegjësinë dhe e barazoi rezultatin (52’).  Pas lojës së Nestas me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, gjyqtari shënjoi te pika e bardhë. Diego Milito me kompletimin e het-trikut të tij e fundosi Milanin (80’).  Maicon shoi çdo shpresë të Rossonerëve për titull duke e shënuar golin e katërt të Nerazzurëve.  Milani mbetet katër pikë prapa Juventusit dhe e mbyll sezonin 2011/2012 pa asnjë trofe.
 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author