05 maj 2012

Edhe Chelsea i dorëzohet sheikëve

Disa përfaqësues të lartë të skuadrës së futbollit anglez Celsi, kanë hyrë në bisedime me familjen mbretërore të Katarit, për investime të mundshme në klub, në të ardhmen.

Krahu i djathtë i pronarit Roman Abramovic, dhe shefi ekzekutiv i londinezëve, ka patur tratativa serioze me sheikun Khalid Al tani, pikërisht në ditën që klubi njoftoi planet për ndërtimin e një stadiumi të ri 60 mijë vendësh.

Drejtuesit e Chelsea-t kanë insistuar se manjati rus Abramovic do të mbetet në krye të klubit dhe do të investojë në të ardhmen, por edhe hyrjet e reja nga Katari, do të jenë në të mirë të klubit. Futbollistët e skuadrës angleze u shokuan kur në stërvitjen e fundit u njoftuan se do të ishin nën vëzhgimin e sheikut Al Tani.

 Gjithashtu skuadra e Chelsea-t po kërkon investitorë të mundshëm për të drejtat e emrit të stadiumit aktual, me mundësinë reale për të zëvendësuar "Stemford Brixh" në ikonën e ndonjë kompanie prestigjoze.
 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author