Titulli numër 32 për Realin e Madridit ka korresponduar edhe me kampionatin e shtatë në karrierë për trajnerin Hoze' Mourinho.
Por përkundër sukseseve të mëdha në karrierë, tekniku luzitan ka thënë se ky ishte më i vështiri që ai ka fituar ndonjëherë, edhe më i komplikuar se ai që fitoi në javën e fundit me Interin ndaj Sienës në serinë A.
Meritat e Realit shtohen edhe më shumë kur llogaritet se në vendin e dytë është lënë një skuadër si Barcelona, e aftë të fitojë me meritë, statusin e ekipit legjendar. "Ishte liga më e vështirë për mua. Më e vështirë se ajo që mora ndaj Sienës në javën e fundit. Kam festuar vetëm 5 minuta titullin pasi nuk më duket ndonjë risi e madhe, pas 7 titujve tashmë" tha Mourinho.
Në konferencën për shtyp ai dërgoi zëvendësin karanka, por rezervoi disa fjalë edhe për një televizion portugez një ditë pas titullit. Reali ka marrë 83% fitore në kampionatin spanjoll këtë vit, duke humbur vetëm ndaj Levantes dhe Barcelonës.