04 maj 2012

Futbollisti i rrahur nën shok, trajneri shfajësohet(IDEO)

Adem Llajic, futbollisti i Fiorentinës i vendosur në qendër të opinionit sportiv botëror si viktimë e një agresioni nga trajneri i tij në fushën e lojës, deklaroi në shtypin Italian se ndihet ende i shokuar për atë që ndodhi. 




Sulmuesi serb ironizoi trajnerin Delio Rossi në zëvendësimin e tij gjatë lojës, duke provokuar reagimin e ashpër të teknikut që e goditi brutalisht me grushta në stolin e rezervave.


Në një reagim për “La Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari i kërkoi ndjesë shokëve të skuadrës për gjestin e tij, por deklaroi se asgjë nuk e mund ta justifikonte atë akt të tashmë ish-trajnerit, të shkarkuar menjëherë pas ndeshjes.


”I kërkoj falje shokëve të mi, pasi nuk duhet të bëja atë gjest në daljen nga fusha dhe ky ishte një gabim i madh. Jam duke përjetuar një moment të vështirë dhe për këtë i kam kërkuar edhe prindërve të mi të vijnë nga Serbia për të më qëndruar pranë. Pa dyshim, isha unë i pari që gabova në raport me Rossin, por një reagim i tillë prej tij ishte i pakuptimtë, jam i shokuar”.


Ndërsa trajneri humbi vendin e tij të punës, futbollisti u përjashtua nga radhët e skuadrës për një afat të pacaktuar. “E di që e kam merituar këtë përjashtim, ndonëse do të më kishte pëlqyer që të ndihmoja Fiorentinën në fundin e kampionatit. Shpresoj që ta kem këtë mundësi në të ardhmen”. 


Shfajësohet Rossi: Më preku një pikë të dobët


Në një konferencë për shtyp pak pas deklaratave të Llajic, ish-trajneri i Fiorentinës, Delio Rossi, u përpoq të shpjegonte edhe ai veprimin e tij, por pa kërkuar ndjesë publike.


Sipas mediave italiane, zënka u shkaktua pasi serbi i tha trajnerit të tij, “je më i paaftë se djali jot”. Rossi, fatkeqësisht, ka një djalë me aftësi të kufizuara mendore.


”Për mua është e vështirë të jem këtu në këtë sallë të konferencave për shtyp, por është e rëndësishme të shpjegoj situatën, e cila shkaktoi edhe largimin tim nga skuadra. Kjo ka qenë një aventurë në të cilën kam besuar dhe kam besuar akoma, prandaj falenderoj familjen Della Valle dhe Fiorentinën për mundësinë që më dhanë”, tha Rossi.


Duke u ndalur tek ngjarja konkrete, trajneri shtoi: “Më vjen keq vetëm për ata pseudomoralistë që më kanë sulmuar pa e ditur historinë time, pa e ditur për atë që flisnin, për një trajner që ka nisur të stërvisë fëmijët e Foxhias për t’i larguar nga rruga e keqe, për një trajner që stërviste skuadra amatore e fitonte titullin në C, mes shumë sakrificave, me shumë djersë e mund. Unë gjithmonë kam punua për të mirën e klubeve të mia, por çdo njeri ka pika të dobëta dhe me fjalët e tij, Llajic preku njërën prej tyre”.


Pa kërkuar falje, gjithsesi trajneri e pranoi gabimin e tij. “Në disa pika jam i vendosur dhe nuk lëviz. Kërkoj respekt për mua, punën time dhe familjen time. Pastaj, për të tjerat nuk kam thënë kurrë që jam Papa Pio, por kurrë më parë nuk kam ngritur dorën ndaj fëmijëve që kam stërvitur dhe as ndaj fëmijëve të mi. Megjithatë, këtë herë bëra një gabim dhe do të paguaj kostot”.


Shikojeni videon cka ndodhi:



Ju lutem klikoni tek reklama me posht
 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author