04 maj 2012
Tifozët e Interit: “Ta humbim derbin!”
“Zeru tituli” kështu e komentojnë tifozët e Interit (mos)suksesin e skuadrës së tyre të zemrës gjatë këtij edicioni dhe padyshim se janë shumë të revoltuar me projektin e bërë nga bosi Massimo Moratti, i cili gjatë këtij edicioni i angazhoi tre trajner të ndryshëm. Pozita e tretë duket mision i pamundur për Interin sepse aty është Napoli që i ka dy ndeshje shumë të lehta në të cilat pret fitore të sigurta, ndërsa plasmani në Europa League është siguruar. Dhe, çudia më e madhe është se tifozët e Interit kanë kërkuar nga Moratti dhe lojtarët që ta humbin ndeshjen derbi me Milanon, sepse nga dy kundërshtar të “këqinjë” po e zgjedhin më të mirin, ata që i quajnë “kusherinjë”. Pavarësisht këtij fakti, fati është duart e Juventusit që luan kundër skuadrës së rrezikuar Cagliari, andaj fitoi apo jo Milano djelmoshat e Allegrit duhet të presin në gabimin e “biankonerëve” e më pas të shënojnë fitore në derbi kështu që Inter mund t’ia bëjë këtë të mirë nëse i dëgjojnë tifozët e tyre. Urrejtja e Interit dhe Juventusit e arriti kulminacionin nga viti 2006, nga koha e (calciopoli).