30 prill 2012

Xhaka e Shaqiri kampionë!

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë shpallur kampionë me Baselin. Fitorja ndaj FC Lausanne-Sport me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 31-të të kampionatit zviceran të futbollit, i mjaftoi Baselit që ta fitojë titullin e kampionit, të dytin rresht. Ky ekip ka 65 pikë, 18 më shumë se Luzerni, që ka 47.   Ndërkohë, mesfushori Shaqiri ka dhënë një intervistë për të përjavshmen zvicerane ′Der Sonntag′, ku ka zbuluar lajme interesante rreth fëmijërisë së tij.   "Nuk ishte e lehtë në fillim, pasi që ne nuk kishim veturë dhe duhej të shkoja në stërvitje me autobus. Më duhej të udhëtoja deri në Basel, kështu që kishte raste që qaja, për të mos shkuar në ushtrime. Por, babai im gjithmonë me ka motivuar dhe sot i jam mirënjohës", tha fillimisht përfaqësuesi zviceran.   Ai më pas tregoi se e ndihmon familjen, me paratë që merr nga futbolli. "E mbështes sidomos familjen, kjo është e rëndësishme për mua, duke e pasur parasysh që ata ishin të parët që më mbështetën. Për shembull, prindërve ua kam blerë një apartament. Sigurisht, nuk i keqpërdor paratë", vazhdoi ai.   Shaqiri dhe Xhaka ishin ndër lojtarët më të mirë të skuadrës këtë sezon, por që ky është edhe i fundit për për ta. Xherdani do ti bashkohet Bayern Munchenit ndërsa Xhaka pritet të kalojë te skuadra tjetër gjermane, Borusia Monchengladbach.
 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author