Dhe, nga data 9 deri më 12 prill, FSHF-ja do të organizojë kamp në Kosovë me grup-moshat U19 dhe U17 për zbulimin e talenteve të rinj që mund t′u shërbenin ekipeve të reja të Shqipërisë. Gjithë këto, nga zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës shihen si përzierje e FSHF-së në "punët e brendshme" të saj, madje nga disa edhe si "grabitje" të talenteve, ndonëse nuk e thonë troç për shkak të marrëdhënieve që kanë këto dy shoqata.
Që nga aktivizimi i kosovarit të parë me Kombëtaren shqiptare, Arian Beqaj, në vitin 1998, deri më tash janë aktivizuar të paktën 33 lojtarë kosovarë në të gjitha grup-moshat dhe në të dy konkurrencat, ndërkohë që në periudhën e afërt pritet të ftohen apo janë ftuar edhe 13 të tjerë.