Stadiumi “Loro Boriçi” pritet jetë shtëpia e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Botërorit 2014, në shtator me Qipron dhe në tetor me Slloveninë.
Pas një takimi me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha ku janë paraqitur edhe disa variante të tjera në lidhje me ndërtimin e parkingut pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka theksuar se do të jetë grupi i licensimit në UEFA ai që do të vendosë se ku do të luhen 2 ndeshjet e ardhshme të kombëtares shqiptare.
“Duhet të thërrasim zyrtarët e licensimit të FIFA-s. Na kanë ofruar disa mundësi kryetari (Lulzim Basha), Kombëtarja “Qemal Stafa” jashtë funksionit Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 4 vende DC United, Salihi shënon sërish për të bërë parking në pjesëne e pasme, ku është fusha, ose tek parkimi KQZ-së, të gjitha këto mundësi duhet të shihen nga licensuesit dhe nëse do të lejohet të luhet në atë stadium, nëse jo, me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duhet të ca investime në stadiumin e Shkodrës për të kaluar atje”, deklaroi kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduart Prodani theksoi në Top Channel, se organizmi më i lartë i futbollit në vend po bën të gjitha përpjekjet që fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet të nisë në fund të këtij viti.