03 maj 2012

Ja lajmet e fundit te transferave



                                                 
                                                        David Luiz
Barcelona fillon të mendojë për merkaton e ardhshme. Blaugranat, të cilët vitin e ardhshëm do drejtohen nga Tito Vilanova, duan të përforcojnë mbi të gjitha repartin e mbrojtjes.


Sipas asaj që raporton portali spanjoll "Sport.es", tekniku katalanas duke e ditur që do ta ketë tepër të vështirë të marrë nga Milan braziliani Thiago Silva i ka hedhur sytë nga bashkëkombasi i tij, David Luiz.

Por qendermbrojtesi i Chelsea ka nje cmim disi te kripur.Per ta shitur,Roman Abromovic kerkon me shume se 30 mln euro.



                                                                                    

Yann M'Vila afrohet me Inter. Mesfushori francez i Rennes është një prej objektivave kryesore të merkatos së skuadrës së Massimo Moratti për të përforcuar repartin e mesfushës. Për lojtarin e datëlindjes 1990 zikaltrit duhet të mposhtin konkurrencën e fortë të Arsenal që është i gatshëm ti ofrojë klubit francez 21 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan "Le Parisien", Inter ka takuar në Paris agjentin e M'Vila për të diskutuar detajet e kontratës dhe sipas të njëjtin burim drejtuesit e Inter ofrojnë për Rennes 25 milionë euro. 


D.Alves

Dëshira e re në shtëpinë e Milan quhet Dani Alves. I cilësuar si një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë, braziliani luan në atë ekip që e ka shumë vështirë ta lerë, Barcelona.

Sipas asaj që raporton "El Mundo Deportivo", hipotezave për një largim nga Camp Nou, Dani Alves i është përgjigjur: " Dëshira ime është të qëndroj prandaj dhe kam rinovuar. Gjithmonë kam respektuar rregullat dhe urdhërat e klubit që më paguan edhe nëse dëshirojnë të më largojnë".


                                                             Witsel

Sipas të përditshmës portugeze “Record” Real Madridi ka kryer gati punët me klubin Benfica për mesfushorin 23 vjeçar Axel Witsel. Reprezentuesi belg i cili edicionin e kaluar ishte kërkuar nga shumë skuadra evropioane, pas qëndrimit një vjeçar te Benfica pritet ta vesh fanellën e bardhë të klubit mbretëror edhe pse këta të fundit nuk janë të gatshëm ti shpenzojnë 40 milionë euro të kërkuara nga Benfica por mund të ketë lëvizje edhe nga Real Madridi në drejtim të klubit portugez si Ezequiel Garay, i cili shihet si çelësi i marrëveshjës.



Lovren

Mediat kroate ditëve të fundit kanë shkruajtur për interesimin e madh të skuadrës angleze Liverpool për mbrojtësin e Lyonit kroatin Dejan Lovren. 22 vjeçari ka kontratë valide me francezët deri në vitin 2016, por zyrtarët e Liverpoolit janë të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblim që sipas mediave kroate kushton 15 milionë euro.


Demba-Ba

Sipas “The Journal” sulmuesi i Neëcastle United, Demba Ba, është objektivi i parë i transferimeve të verës për skuadrën londineze Arsenal. 26 vjeçari i cili shënoi 13 gola për “laraskat” këtë edicion shihet si zëvendësimi më i mirë i mundhsmë i Van Periset nëse ky i fundit largohet drejtë Spanjës apo Italisë.


 

Flickr Photostream

Twitter Updates

Meet The Author