Reali i Madridit arriti titullin e tridhjetedytë, me fitoren 3-0 ndaj Atletiko Bilbaos në ndeshjen e tretë nga fundi i këtij sezoni.
Javi Martinez, lojtar i Atletikos ishte dërguar jashtë për prekje me dorë të topit në minutin ′72. Pasi gjyqtari i fryu bilbilit, madrilenët nisën të festonin në San Mames, por Martinezi rikërkoi të fliste pak me Cristiano Ronaldon.
Duke ndjerë një gëzim të egër për fitoren e tij të parë të titullit në Spanjë, Ronaldo i ulëriti Martinezit dhe i bëri një gjest shumë fyes, siç e duket dhe në video.
Ndonëse shënjestra e drejtëpërdrejtë e këtij gjesti ishte Martinezi, reagimi i shëmtuar i Ronaldos mund t′u jetë drejtuar të gjithë ′armiqve′ të tij.
Ju kujtojme se Real Madrid e kerkon me ngulm Havi Martinezin por duket se pas kesaj gjerat do nderlikohen.